19.5 C
Tirana
E diel, 19 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Urrejtja e Berishës, për jugorët

    Për luginën e Vjosës, kjo është një ditë e shënuar, pasi Vjosa më në fund është shpallur Park Kombëtar, gjë që e shpëton përfundimisht lumin e vetëm të egër që ka mbetur në Europë.

    Kjo do të thotë se gjithë zona e luginës së Vjosës, do të ketë më shumë mundësi zhvillimi.

    Dhe gëzimi, natyrisht është i kuptueshëm. Ndaj dhe i kanë ngritur edhe një këngë Edi Ramës, që në fakt, dukej i bezdisur nga kjo gjë.

    Por ai që e ka pritur më keq këtë vendim, duket se është Berisha, njeriu që kur ishte në pushtet e la në harresë këtë zonë.

    Në portalin e djalit të tij, kanë bërë një shënim racist ndaj lebërve, duke thënë se dikur ata i këndonin Enver Hoxhës, ndërsa sot Edi Ramës.

    ““Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë. Ti je burr që s’do reklama”,- është kënga e radhës që grupi polifonik i Tepelenës i ka kënduar Edi Ramës.

    Grupi polifonik mbahet mend edhe për këngët që i thurte dikur ish-diktatorit Enver Hoxha, “Rrofsh sa mosha e kësaj toke”.

    Siç duket edhe nga gjuha e trupit kur dëgjon lebërit, Edi Rama, ashtu si Enveri dikur, nuk duket i bezdisur nga këto lajka bajate, përkundrazi.

    Nuk ndihet i bezdisur sepse lavdet vijnë pikërisht në ditët e “dimrit të vetmisë së madhe” për të, njëjtë si për Enverin dikur.

    Në periudhë izolimi e vetmie të pashembullt”, shkruan portali i familjes Berisha, që nuk e kalon dot Rinasin, por që është shqetësuar për izolimin e Ramës, i cili vetëm javën e kaluar, fjala vjen, zhvilloi disa takime të rëndësishme, nga Italia, në Gjermani me kancelarin Shcolz.

    “Përkundër verbërisë që buron nga zëri polifonik, Edi Ramës, i cili është një krijesë mediatike dhe reklamash, më shumë se kurrë i duhet sot reklamë, qoftë edhe bajate si kjo kënga polifonike që e barazon me Tërmet Peçin.

    Ka nevojë për reklamën e grupit polifonik, sot, më shumë se kurrë, kur në mediat prestigjoze ndërkombëtare paraqitet si kryeministri i një narko-shteti.

    Kërkon të marrë vëmendjen dhe merita që nuk i ka për shpalljen e lumit Vjosa si Park Kombëtar.

    Grupi Polifonik ndoshta nuk është mirë me anglishten dhe nuk e di kujt po i këndon, por ai që dëgjon këngën di shumë mirë anglisht dhe e di që ky servilizëm provincial nuk e ndihmon dot në këtë derxhe ku ka rënë”, vijon portali i familjes Berisha, i cili nuk e fsheh dot urrejtjen për Jugun, të cilit dikur i dërgoi edhe tanket për ta shuar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit