Blogerja, Antoneta Koçi ka krijuar një agjenci, ku të gjithë kanë mundësinë të gjejnë gjysmën e tyre, thjesht duke dërguar të dhënat personale.
E ftuar në “ABC Live”, ajo tha se kërkesat më të pazakonta të vajzave janë se ato duan djem me garanci ekonomike.
“Vajzat duan djemtë që kanë një garanci ekonomike dhe shumë më të mirë se to. Në qoftë të se njëra palë gënjen, ka humbur kohën si të veten dhe të tjetrit. Ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë pasurinë”, u shpreh Antoneta.
Më tej, ajo theksoi se djemtë janë shumë të interesuar për pamjen e jashtme pasi vajzat ndryshojnë “live” nga fotoja.
“Pjesa e pamjes së jashtme është shumë e rëndësishme. Ky është një fenom që i shqetëson djemtë, pasi vajzat ndryshojnë në krahasim me foton. Ne kemi kërkuar takim të drejtpërdrejt të shohin se si vajza është live, pasi ka vajza që live janë më të bukura se në foto”, tha Antoneta.