31.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Qershor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Vangjel Dule përplaset me Pëllumb Xhufin dhe lë emisionin se e priste Çimi: Ti je komunist, ma neverit

    Historiani Pëllumb Xhufi është ka diskutuar çështjen e Himarës, teksa është përplasur edhe me përfaqësuesin e minoritetit grek në Shqipëri, Vangjel Dule.

    Në emisionin “Zona Zero” në Top News, Dule është shprehur se kombësia është çështje ndjesie, dhe i takon secilit të vetëdeklarohet se çfarë kombësie i përket.

    Por Xhufi ka mbajtur një pozicion krejtësisht të kundërt, duke thënë se çështja e kombësisë i takon shumë rrethanave që përcaktohen nga faktet historike, dhe që në rastin e Himarës ka treguar se ndër shekuj janë identifikuar si shqiptarë.

    Dule ka shkuar edhe më tej, duke thënë se gjenocidi dhe masakrat ndaj popullsisë të pambrojtur të Çamërisë, ishin “haku që ata morën në atë moment të historisë, pas përfundimit të luftës”.

    Pjesë nga debati mes Xhufit dhe Dules:

    Pëllumb Xhufi: Padyshim që e ka përdorur qeveria greke këtë rast, edhe për ta përdorur problemin e Himarës, e kanë pranuar vetë një gjë të tillë. Vetë Beleri në gjykimin tim është një nga ato provokacionet që Greqia i ka bërë me Shqipërinë vazhdimisht. Në rastin e tij, është mundësia e fundit para se Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së, që Himara të quhet një minoritet grek. Kur ne historianët që merremi, ne na ngrihen qimet përpjetë kur dëgjojmë gjëra të tilla, sepse Himara ka qenë një nga vatrat e Shqipërisë. Vatrat e shqiptarizmit kanë lëvizur vazhdimisht, ka qenë Kruja, Korça…dhe Himara.

    Vangjel Dule: Himara është një vend i vogël gjeografikisht por me histori të madhe dhe të lavdishme. Himara ka qenë me mëvetësi dhe në kohën e Perandorisë Osmane, për shkak të betejave të saj heroike. Himara në periudha të veçanta historike ka pasur një rëndësi nevralgjike, komunikimet me Venedikun, Spanjën, Rusinë janë dëshmi…Nuk duhet të harrojmë edhe historinë e pasluftës së dytë botërore. Himara i rezistoi me votë vendosjes së regjimit komunist. Por nga ana tjetër kemi edhe betejën e pas viteve ’90. Si e drejta e zgjedhjes, nuk është hera e parë me Belerin. Ju ngrihen qimet e kokës se vetëidentifikohen si grekë.

    Milaim Zeka: A ekziston çështja çame për ju?

    Vangjel Dule: Nuk duhet të dalim në teza inekzistente. Fituesit e luftës së Dytë Botërore, i dhanë secilit hakun sipas kontributit pozitiv dhe negativ në atë moment të historisë. Kushdo që është ndjerë si padrejtësi ka pasur mundësi të animimit të tyre.

    Pëllumb Xhufi: Shqipëria konsiderohet sot në tekstet botërore, si një nga katër vendet që ka bërë rezistencën më të madhe ndaj nazi-fashistëve. Një tjetër historian e fut Shqipërinë në vendet që kanë patur më shumë viktima, edhe më shumë se Rusia në raport me popullsinë. Greqinë nuk e mbështetën për çështjen e “vorio epirit”. Kufijtë e Shqipërisë mbas 13-ës nuk janë vënë asnjëherë në pikëpyetje. Në këtë aspekt, të mos luajmë me historinë. Mitsotakis kërkoi që në Shqipëri të quheshin minoritarë të gjithë ata që ndiheshin grekë. Por nuk ia lejoi askush se kombësia është çështje fati. Kjo ishte një nga 6 pikat e tij. Ne jemi vend i rrallë që kemi mbrojtur të drejtat e minoritetit që pas luftës botërore, kemi hyrë duke njohur dy minoritete.

    Vangjel Dule: Mentaliteti i Xhufit është komunist, mua më neverit. Të rekomandoj të lexosh konventën e të drejtave të minoriteteve.

    Pëllumb Xhufi: Që Greqia nuk e njeh!

    Mitsotakis kërkonte, në një ndër 6 pikat, që minoriteti grek në Shqipëri nuk është e vërtetë që është e përqënduar në një zonë të caktuar, dhe duhet të quhen grek të gjithë ata që ndihen grekë.

    Por këtë nuk ta njeh as ligji ndërkombëtar sepse thotë se kombësia është çështje fakti jo dëshire. Kjo nuk është njohur as në ’13, as në Konferencën e paqes. Nuk mund të jem unë Hasan dhe të jem grek, ose të jem Vasillaq dhe të them jam turk apo nga Kosova tha ai.

    Dule: Unë kam rënë dakord që në ora 21:00 duhej të largohesha.

    Zeka: Po por kemi dhe 10 minuta.

    Dule: Me sa durim iu dëgjova, pavarësisht se flisni kodra pas bregut (e ka për Xhufin).

    Xhufi: Ti na dhe afatin që do ikësh.

    Dule: Më pret studio tjetër (ishte i ftuar dhe tek Çim Peka).

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit