17.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Veliaj zë ngushtë Tabakun: “Pse s’flisni për Ben Dervishin e Armando Dukës? Po merr pa fund para si supervizor i projektit”

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duke folur në Komisionin hetimor parlamentar për inceneratorët lidhur me afatet për përfundimin e projektit ka deklaruar se kjo i përket supervizorit të kontraktuar nga kompania koncensionare.

    Bëhet fjalë për Arben Dervishaj, që njihet si një nga njerëzit më të afërt të Armand Dukës, pasi është dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

    “Cdo punë publike ka një supervizor. Supervizori i kësaj pune publike quhet Arben Dervishi. Është ky i FSHF që vjedh zgjedhjet në Gjirokastër. Shyqyr zgjedhjet u pezulluan. Unë nuk jam tekniku i lavatriçes të merrem me bullona e me furrnalta.

    Unë jam kryetari i Bashkisë. Kam një detyrim që ta çoj mbeturinën deri te dera, të peshohet ndërkohë që ai po merr pa fund para, por ju s’flisni. Pse s’flisni për Ben Dervishin e Armando Dukës? Sepse ky njeri që është supervizori…,” u shpreh Veliaj.

    Sipas një investigimi të mediave te publikuar së fundmi Arben Dervishaj ka përfituar plot 740 mijë dollarë për konsulencën e dhënë për inceneratorët.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit