Ndonëse kanë punuar gjithë jetën, për të moshuarit në Shqipëri është e vështirë të jetojnë një jetë të qetë pas daljes në pension, pasi të ardhurat që marrin, nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet jetike të tyre.
Një 77-vjeçare tha për emisionin “People” se me pensionin që merr fillimisht mundohet të mbulojë ujë, drita dhe ilaçe e më pas me pjesën tjetër të marrë ushqime.
Ajo tha se me pensionin që merr, maksimumi kafen në lokal mund ta pijë vetëm 2 herë në muaj, ndërsa darkën siç u shpreh ajo “për fat të mirë, e të keq” nuk e konsumon.
“Jam 77 vjeçe, marr 15000 lekë pension. Unë 15 ditshin e parë kam para, pastaj më mbarojnë ato dhe fryj sytë.
Unë kafen e pi në shtëpi, në lokal mund të shkoj 2 herë maksimumi gjatë muajit.
Në drekë unë bëj me një lugë oriz, një karrotë dhe një patate bëhet si supë, ose bëj ndonjë spec.
Në darkë për fat të mirë e të keq, nuk ha. Për ilaçe mos e pyesni se vetëm muajin që iku mora 70 mijë lekë ilaçe për veshkat.
Harxhoj ato që kam se s’kam ku të gjej të tjera. Paguaj njëherë ilaçe, ujë e drita, e më pas ça ngelen do konsumoj”,- tha pensionistja.



