20.5 C
Tirana
E hënë, 20 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Veza bëhet mall luksi, shtrenjtohet tre herë më shumë se në BE

    Çmimi i vezës në Shqipëri u rrit gati tre herë më shumë se rritja mesatare e të njëjtit produkt në vendet e Bashkimit Europian.

    Sipas të dhënave të Eurostat, në BE çmimi i vezëve është rritur me mesatarisht 30 për qind në 2022 në krahasim me 2021, ndërsa nga një vëzhgim në treg, rritja në Shqipëri shkon 70 deri në 90 për qind.

    Aktualisht një kokër vezë në Shqipëri shitet me çmimin 20 deri në 24 lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky çmim ishte 12 deri në 14 lekë për kokër.

    Shqipëria për nga rritja e çmimit të vezës lë pas pothuajse të gjitha vendet e BE-së. Sipas Eurostat, çmimi i vezës u rrit më shumë në Çeki me 85 për qind, Hungari me 80 për qind dhe Sllovaki me 79 për qind.

    Rritjen më të ulët të çmimit të vezëve e ka regjistruar Gjermania e Luksemburgu me nga 18 për qind dhe Austria me 19 për qind.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit