20.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën, i dëmton dhe makinën

    Një i ri nga qyteti i Beratit është dhunuar ditën e djeshme në rrugën “Teodor Keko” në lagjen Astir, Tiranë.

    Dhunuesi i cili kishte hyrë kundravajtje në një nga rrugët e kësaj lagje, nuk kërkonte të kthehej pas, duke ju kundërvënë të riut nga Berati me forcë, ku siç shihet dhe nga pamjet, duken qartë shenjat e dhunës në pjesën e qafës tek i riu beratas.

    Agresori, i cili mund të identifikohet vetëm me targën e mjetit të cilin drejtonte, AC 101 DG, përvec dëmtimeve në trup, gjithashtu ka dëmtuar dhe mjetin e drejtuar nga viktima e agresionit të tij, ndërkohë që pas kryerjes së aktit të dhunshëm është larguar me shpejtësi nga vendi ku ndodhi ngjarja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit