spot_img
spot_img

VIDEO/ Gjergj Luca “gjen” Olsi Ramën: Gaz Bardhi, ja ku e ke trafikantin më të madh, po koka e krimit jam unë

spot_img

Biznesmeni Gjergj Luca ka ironizuar Gazment Bardhin, pas akuzave të fundit të tij ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.

Ai e ka takuar Olsi Ramën në një kafe, ndërsa thotë se në fakt, ndryshe nga sa thotë Bardhi, koka e krimit është ai.

“Gaz Bardhi, ja ku e ke trafikantin më të madh por me një ndryshim.

Pak më i madh se ky jam unë, koka e krimit, pastaj vjen Olsi.

U lodhët kot duke e kërkuar ndërkohë unë e gjeta në mes të Tiranës duke pirë kafe.

Ah moj partia ime demokratike që nuk latë vrimë çelësi pa përgjuar e nuk latë biografi pa u bërë miletit.

Te ballkoni do mbeteni gjithë kohën ju, ca poshtë e njëri lart i izoluar nga të gjithë”, thotë Luca, ndërsa ka postuar videon e mëposhtme.

Lajmet e fundit