spot_img
spot_img

Vin Diesel paditet nga ish-asistentja për dhunë seksuale

spot_img

Ish-asistentja e Vin Diesel, Asta Jonasson, ka paditur aktorin për dhunë seksuale. Sipas saj, incidenti ndodhi në një hotel në Atlanta, në vitin 2010.

Ajo paditi yllin e “Fast and the Furious” në gjykatën e Los Angelesit, duke pretenduar se 13 vite më parë, ai e ftoi në suitën e tij, pasi festuan në një club. Ajo shprehet se Vin e kapi me forcë nga kyçet e duarve dhe e shtyu në shtrat.

Pala paditëse shton se ish-shefi i preku gjoksin dhe e puthi në kraharor, pavarësisht kundërshtimeve të saj. “Zonja Jonasson kishte frikë që të refuzonte me forcë shefin e saj, duke e ditur se largimi i saj nga dhoma ishte thelbësor për sigurinë e saj personale dhe profesionale”, thuhet në padi.

Më tej, vijon:

“Por shpresa e saj vdiq kur Vin Diesel u ul në gjunjë, i hoqi fustanin dhe i prekte trupin, duke i drejtuar duart në pjesën e sipërme të trupit, përfshirë edhe pjesën e brendshme të kofshëve.

Johansson thotë se u largua nga Diesel, duke shkuar në tualet, por sërish ai e ndoqi dhe e përplasi në mur, duke ia vendosur dorën në penisin e tij. Më vonë, ai u masturbua.

Në këtë moment, Jonasson dëshmon se mbylli sytë dhe u mundua të largohej mendërisht nga sulmi seksual, që të mos e acaronte më shumë aktorin. “Znj. Jonasson ngriu nga tronditja dhe ishte e paaftë për të lëvizur”.

Më pas, ajo thotë se Diesel e hoqi nga puna disa orë pasi e sulmoi seksualisht.

Lajmet e fundit