spot_img
spot_img

Viti nisi me një çmenduri: Vëllai i shkon për kafe vëllait në Tiranë, por më pas e vret dhe vetëvritet

spot_img

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku janë shënuar 2 të vrarë.

Mësohet se vëllai ka vrarë vëllain e tij, e më pas është vetëvrarë. Viktimat janë Lulëzim Cami 69 vjeç dhe Vehap Cami 63 vjeç nga Bulqiza.

Nga hetimet paraprake të grupit hetimor, rezulton se Vehap Cami qëlloi me pistoletë Lulëzim Camin.

Më pas armën e ktheu nga vetja. Për pasojë humbën jetën që të dy. Shkak i krimit dyshohet të jetë bërë konflikti për pronat

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e Lulëzim Camit në zonën e Freskut në rrugën “Xhon Belushi” rreth orës 07:40.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës.

Si ndodhi vrasja në Tiranë: 63-vjeçari shkoi për të pirë kafe, por vrau vëllanë pas sherrit për pronat

Vehap Cami, 63 vjeç kishte shkuar për të pirë kafenë e mëngjesit në banesën e e të vëllait, Lulëzim Camit.

Pas një konflikti për pronat e tyre në zonën e Bulqizës, Vehapi ka qëlluar me armë zjarri pistoletë vëllanë e tij, e më pas ka qëlluar drejt vetes, duke mbetur të dy të vrarë

Vrasja dyshohet për motive pronësie, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po merr në pyetje familjarët si dhe forca të shumta policie.

Lajmet e fundit