14.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Vranë 26 persona në Gërdec, tani nuk denjojnë as të japin dëshmi në gjykatë

    Ish- administratori i Albademil Mihal Deliorgji ishte personi i vetëm që u paraqit ditën e sotme në procesin “Gërdeci”, por nuk preferoi të dëshmonte.

    Avokatët e ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu kërkuan që dëshmitë e dhëna nga Deliorgji, si person në hetim dhe si i pandehur, të bëhen pjesë e fashikullit të gjykimit, kërkesë që u pranua nga GJKKO.

    Nga ana tjetër, ish sekretarja e Ministrisë së Drejtësisë, Anjola Agolli, Luan Hoxha dhe Denis Hajdari nuk u paraqitën në seancë për të disatën herë, ndërsa gjykata përsëriti sërish thirrjen e tyre.

    Për Denis Hajdarin, Prokuroria e Posaçme kërkoi që te bëhet shoqërimi i detyrueshëm i tij, pasi ka marrë dijeni për seancën.

    E pyetur nga mbrojtja e Mediut, GJKKO vendosi të lë të pandryshuar mënyrën e marrjes në pyetje të përfaqësuesve te kompanisë amerikanë SAC, që sipas gjykatës do të behet me letërporosi dhe jo me video konferencë.

    Seanca e radhës u caktua më datë 9 prill në orën 09.00.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit