20.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Vrasja e dy grave në Kosovë, “shpërthen” Vesa Luma: Ju dhj*fsha mentalitetin e poshtër…

    Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar e revoltuar për ngjarjet e ditëve të fundit në Kosovë, ku dy gra u vranë njëra nga ish-bashkëshorti dhe tjetra nga bashkëshorti.

    Ajo u bën thirrje vajzave dhe grave të punojnë fort, për të krijuar pavarësinë financiare dhe të krijojnë mundësitë e tyre pa u varur nga burrat, apo edhe nga familja.

    “Alamet “burrash”! Te dhjefsha ne mentalitet te poshter qe fillon nga menyra se si trajtohen vajzat (qe femije,e deri sa te martohen)

    Vajza qe nuk kane guxim ti tregojne prinderve qe kane probleme me burrat e tyre (sepse “ska ku kthehet më”)

    Vajza e gra te dashura- ju qe jeni ende ne kohe..punoni, punoni fort qe te krijoni pavaresine tuaj financiare! Sot ka qindra mundesi …

    Ju qe po kaloni ne probleme te tilla dhe nuk keni guxim te shkeputeni nga ajo lidhje..mendoni qe jeta juaj eshte shume me vlefshme se cdo problem qe mund te pasoj ,pasi jeni kthyer ne shtepite tuaja te familja qe ju ka rritur sepse jam e bindur qe zemra e nje nene e nje babai i nje vajze eshte shume e madhe!!”, shkruan këngëtarja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit