24.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Wizz Air braktisi 100 shqiptarë në Pragë: Nuk i prisnim dot..

    Mbrëmjen e djeshme (25 mars) rreth  100 pasagjerë shqiptarë që do të udhëtonin me linjë direkte  nga Praga në Tiranë u lanë në aeroport nga kompania Wizz Air.

    Qytetarët të cilët u braktisën në Pragë, denoncuan rastin në media.

    Një prej pasagjerëve sqaroi, se pasi fluturimi u shty tre herë, 2/3 e pasagjerëve mbeti në zonën e imbarkimit, pasi avioni i Wizz Air u nis me vetëm 1/3 e pasagjerëve.

    Në lidhje e rastin, kompania Wizz Air ka reaguar duke bërë me dije se  fluturimi nga Praga në Tiranë i cili ishte i planifikuar të nisej me 25 Mars, në ora 17:50 është vonuar pasi priste mbërritjen e pasagjerëve që po kalonin kontrollin e sigurisë, kontroll i cili ka pasur vonesa të konsiderueshme sipas kompanisë.

    Wizz Air konfirmon se fluturimi me numër W4 6632 nga Praga në Tiranë i cili ishte i planifikuar të nisej me25 Mars, në ora 17:50 është vonuar pasi priste mbërritjen e pasagjerëve që po kalonin kontrollin e sigurisë -për fat të keq, procesi i kontrollit të sigurisë në Aeroportin e Pragës ka pasur vonesa të konsiderueshme”, thuhet fillimisht në reagim.

    Sipas kompanisë, pritje e mëtejshme e pasagjerëve ka qenë e pamundur për shkak të kufizimeve në Aeroportin e Tiranës dhe një mosnisje në atë moment do të rezultonte një pamundësi për të zbritur në Tiranë, duke lënë të gjithë pasagjerët në Pragë.

    Reagimi

    Wizz Air konfirmon se fluturimi me numër W4 6632 nga Praga në Tiranë i cili ishte i planifikuar të nisej me25 Mars, në ora 17:50 është vonuar pasi priste mbërritjen e pasagjerëve që po kalonin kontrollin e sigurisë -për fat të keq, procesi i kontrollit të sigurisë në Aeroportin e Pragës ka pasur vonesa të konsiderueshme.

    Për shkak të kufizimeve operative në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), nisja ishte e domosdoshmenë mënyrë që të sigurohej mbërritja në kohë në Tiranë. Mosnisja do të rezultonte në pamundësinë për tëzbritur në TIA, duke lënë të gjithë pasagjerët e fluturimit në Pragë.

    Duke e kuptuar shqetësimin e shkaktuar nga kjo situatë, u kërkojmë ndjesë të gjithë pasagjerëve të prekur.

    Linja ajrore aktualisht po ofron akomodim për pasagjerët në Pragë dhe opsione fluturimi alternative për tësiguruar që pasagjerët të arrijnë në destinacionet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit