spot_img
spot_img

Xhemi Shehu tregon për herë të parë debatin me Altin Bashën: Më tha se ngjaj si zyshë

spot_img

Xhemi Shehu ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Ëndërrtjerrësit” ku rrëfeu shumë të pathëna nga fillimet e saj në televizion dhe eksperiencën në “Portokalli”.

Mes të tjerash moderatorja tregoi edhe disa prej momenteve të përplasjes me regjisorin Altin Basha.

Ajo u shpreh se ka pasur zakon që të thoshte shpeshherë fjalën “mire” ose “okay”, për të lidhur situatat me njëra tjetrën, gjë që nuk i pëlqente Bashës.

“Më tha mos e thuaj atë mirë se ngjan si zysh. Në prova më thoshte mos e thuaj atë mirë dhe unë prap e thoja”, tha Xhemi.

Lajmet e fundit