Gazetari Ylli Rakipi, ndërsa ka sqaruar marrëdhëniet e tij me Erion Veliajn, i është përgjigjur edhe ekspertit Ervin Karamuço, që kërkoi nga gazetarët dhe analistët e akuzuar nga Erion Veliaj, të reagonin ndaj pretendimeve të këtij të fundit, se e sulmojnë pasi kanë kërkuar favore materiale nga ai.
“U detyrova ti thosha këto gjëra, sepse te media që paguhet, dalin këta njerëz, njëfarë Karimuçi, Karimuçi dhe thotë pse këta nuk përgënjeshtrojnë këtë që thotë Veliaj. Kudo dhe kurdo i përgjigjemi kolegut (Veliaj), në çdo sekondë me të gjithë gjërat”, tha Rakipi.



