14.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Yuri Kim kërkon të vërë në “sedër” kandidatët e Berishës: Po ju sponsorizon një njeri i shpallur “non grata” për korrupsion

    Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ngriti disa pyetje për kandidatët e koalicionit “Shtëpisë e Lirisë”, të cilët garojnë në zgjedhjet e 6 marsit.

    Kim pyeti kandidatët se si mund të marrin pjesë në një fushatë, kur sponsorizohen nga Berisha, të cilin Shtetet e Bashkuara i kanë ndaluar hyrjen në vendin e tyre, pasi e akuzojnë për korrupsion dhe minim të demokracisë.

    “Pyetje për kandidatët: Nëse sponsorizuesi kryesor i juaj është dikush i shpallur “non grata” për korrupsion domethënës, çfarë po u premtoni votuesve saktësisht?

    Kush do të jenë pronarët juaj nëse fitoni dhe çfarë detyrimi do të keni kundrejt tyre?

    Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin Shtetet e Bashkuara?”, shkroi Kim në Twitter.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit