spot_img
spot_img

“Kam dështuar si nënë” – Britney Spears rrëfen vitet e tmerrshme: Më bënë lavazh truri!

spot_img

Britney Spears ka bërë një rrëfim të dhimbshëm në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje vitet e vështira të jetës së saj, marrëdhënien me familjen dhe periudhën e gjatë nën kujdestarinë ligjore që kontrolloi jetën e saj për më shumë se një dekadë.

Në një postim të gjatë në X, këngëtarja e njohur ka ndarë detaje të dhimbshme për të kaluarën, duke pranuar se ende përballet me ndjenja faji dhe duke akuzuar familjarët e saj se kanë përfituar prej saj gjatë viteve të conservatorship. Kujdestaria ligjore, e cila përfundoi zyrtarisht në nëntor të vitit 2021, kishte kontrolluar një pjesë të madhe të vendimeve personale dhe profesionale të Spears.

Një nga pjesët më të dhimbshme të rrëfimit lidhet me dy djemtë e saj, Sean Preston dhe Jayden James, tashmë të rritur. Spears tregon se kishte zbuluar vetëm vite më vonë se prindërit e saj organizonin dalje me fëmijët pa dijeninë e saj.

“Pesë vjet më parë zbulova se nëna dhe babai im i çonin fshehurazi në plazh gjatë gjithë verës”, ka shkruar ajo, duke përshkruar dhimbjen që ndiente kur mësonte për këto takime.

Sipas këngëtares, situata e kishte bërë të ndihej e përjashtuar nga jeta e fëmijëve të saj. Ajo rrëfen se për dy muaj me radhë ka qarë për këtë situatë, duke e përshkruar si një nga periudhat më të vështira emocionalisht.

Spears rikthehet gjithashtu te mënyra se si babai i saj kontrollonte edhe gjërat më të zakonshme të jetës së saj. Ajo kujton se nuk i lejohej as të dilte për të ngrënë një hamburger me një shoqe të re, pasi vëmendja e paparacëve ndaj saj kishte shqetësuar të atin.

“Nuk pata kurrë mundësinë të isha vetvetja, Britney e vërtetë”, shprehet këngëtarja, duke reflektuar mbi vitet kur, sipas saj, ishte manipuluar dhe izoluar.

“Më bënë lavazh truri dhe të gjithë përfituan prej meje”, ka shkruar ajo, duke folur për ndjesinë se kishte humbur kontrollin mbi jetën dhe identitetin e saj.

Britney pranon gjithashtu se ndien dhimbje për mënyrën se si ka përjetuar mëmësinë dhe shkruan hapur: “Kam dështuar si nënë”.

Në fund të rrëfimit, Spears flet për humbjen e asaj që dikur e përshkruante si “dritën” në sytë e saj. Ajo kujton veten e re si një vajzë plot energji, pasion dhe dëshirë për jetën, ndërsa sot thotë se i mungon ajo ndjesi.

Pavarësisht gjithçkaje që ka kaluar, këngëtarja duket se po kërkon të rindërtojë jetën e saj larg presionit të industrisë së argëtimit. Pas viteve të betejave personale, familjare dhe ligjore, Spears ka zgjedhur të qëndrojë larg skenës dhe vëmendjes së vazhdueshme mediatike, në kërkim të qetësisë dhe një jete ku më në fund mund të ndihet vetvetja.

Lajmet e fundit