20.5 C
Tirana
E enjte, 2 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Zarfi i zi, Olta presion produksionit? Aktorja: Po doli Qetsori, dal edhe unë

    Zarfi i zi në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’ ka turbulluar ujërat. Banorët po hamendësojnë se cili prej tyre ka thyer rregullat e se çfarë penaliteti mund të marrin nga Vëllai i Madh. Në momentin që mësuan për zarfin, Olta u shpreh se mund të jetë për të dhe Qetsorin pasi kanë diskutuar për nominimet.

    Më pas, gjatë ditës ajo e përforcoi këtë mendim. Në një moment, ajo i bëri të ditur Qetsorit se nëse ai del nga shtëpia, do dalë edhe ajo. Kjo nuk e bindi aspak Qetsorin i cili tha se këto janë vetëm fjalë e se nuk ka nevojë për premtime të tilla.

    Nuk dihet nëse kjo deklaratë e Oltës u bë në formë presioni për produksionin, apo aktorja do e bëjë vërtetë atë që thotë.

    BISEDA:

    Olta: Qetësor, po dole ti sot nga shtëpia largqoft, të jap fjalën se dal edhe unë, fjalë burrash.

    Qetsor: Lëri këto burrni për mua, se po dole rrugë e mbarë..

    Olta: Po dole ti për fajin tim, të jap fjalën se unë do dal nga shtëpia.

    Qetsor: Po ku e ndan ti fajin? Se aty mund të mos e pranosh.

    Olta: Do jetë evidente video.

    Qetsor: Posi, posi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit