23.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Zbulohet lidhja e Diola Dostit me biznesmenin e njohur në Kosovë

    Nutricionistja e njohur Diola Dosti, është përfolur gjithmonë për jetën e saj personale. Ish-banorja e Big Brother Vip 3 është nënë e tre fëmijëve dhe e divorcuar.

    Diola ka qenë e hapur të flasë me ndjekësit e saj, për vështirësitë që i ka sjellë jeta. Por duket se së fundmi, çështjet e zemrës janë sistemuar.

    Siç raportojnë mediat rozë, ajo është duke shijuar një lidhje dashurie me biznesmenin Erolld Belegu.

    Mediat në Kosovë thonë se dyshja janë parë të pandarë nga njëri-tjetri në kryeqytet kohëve të fundit.

    Sipas po të njëjtit burim, raportohet se Diola dhe biznesmeni, frekuentojnë të njëjtat vende dhe si Diola ashtu edhe Erolldi, janë parë në një gjendje të mirë shpirtërore.

    Gjithashtu, edhe postimet në Instagram nga e njëjta vendndodhje japin sinjale për një raport mes Diola Dostit dhe biznesmenit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit