spot_img
spot_img

Zbulohet titulli i filmit ku do të luajnë Luizi dhe Olta

spot_img

Filmi që do të bëjë sërish bashkë Luizin dhe Oltën titullohet “Në kuadër të dashurisë”.

Titulli, siç duket, është frymëzuar nga batuta e famshme e Luizit gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” – në kuadër të lojës.

Autori i “Wake Up”, Blendi Salaj, zbuloi në emisionin e mëngjesit se filmi do të jetë “një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar.”

Skenari i filmit është shkruar nga Koloreto Cukali, ndërsa Top Channel është producent. Kujtojmë se më herët, Olta dhe Luizi kanë përmendur që një projekt kinematografik është në axhendën e tyre.

Olta u shpreh në Instagram se “[Plani i radhës është] një film me një kast që as ju shkon mendja”, ndërsa Luizi, në intervistën në podkastin me kryeministrin Edi Rama, tha se do të jetë pjesë e një filmi.

Lajmet e fundit