spot_img
spot_img

Zgjedhjet në universitetin e Tiranës: Rektori pa rival, kandidatët për dekan konkurojnë me veten!

spot_img

Në datën 21 Qershor, në të gjithë vendin do të zgjidhen drejtuesit e rinj në Universitete, shumica e të cilëve janë pa kundërshtarë në garë.

Emrat që riciklohen janë pothuajse të njëjtën, ndërsa disa të tjerë në pamundësi për të kandiduar kanë futur në skemë të besuarit e tyre.

Kështu në garën për Universitetin e Tiranës kandidon i vetëm, pa garë, rektori aktual Artan Hoxha. Rrjedhimisht ai pritet që të marrë një mandat të dytë katërvjeçar në krye të UT-së.

Vetë Hoxha duke folur për mediat në lidhje me procesin, tha se mungesa e një rivali përballë për të nuk do të thotë më pak përgjegjësi.

“Unë mendoj se është fryma e një katërvjeçari të mirë për Universitetin e Tiranës, besimi që kanë strukturat tek besimi aktual dhe që mua më shumë ma rrisin përgjegjësinë se sa ma ulin, duke qenë i vetëm.

Një nga sfidat tona që kemi është të mbajmë nivelin e studentëve që kemi në numër edhe në cilësi, sepse cilësia është e garantuar tek ne, se në programet tona vijën studentët më të mirë, por veç kësaj për ta bërë këtë ne duhet që të rrisim ndërkombëtarizimin e universitetit, të rrisim programet në gjuhë të huaj, të rrisim programet e përbashkëta të studimit me universitete të tjera”, u shpreh Hoxha.

Edhe në 6 Fakultetet e tjera të Tiranës, vetëm në tre prej tyre janë regjistruar nga dy kandidatë.

Nga Fakulteti i Ekonomisë largohet dekani Dhori Kule i cili ka një karrierë të gjatë drejtuese, por ndryshimet ligjore të arsimit të lartë nuk e lejojnë rikandidimin, ndaj parashikohet që vendin e tij ta zërë Bernard Dosti, i cili aktualisht mban detyrën e zv rektorit në UT.

Dosti shihet si një njeri i besuar i Kules, dhe në aspektin e filozofisë së drejtimit pritet të ketë pak ndryshime.

Në Fakultetin e Drejtësisë kërkon një mandat të dytë Dorina Hoxha si dhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja Esmeralda Kromidha.

Ndërsa në Fakultetin e Histori Filologjikut do të garojnë për karrigen e dekanit Mark Marku dhe Dhimitër Doka. Te shkencat e natyrës dhe shkencat sociale gara është mes burrave dhe grave.

Kandidatë për dekan në Fakultetet e Universitetit të Tiranës:

-Fakulteti i Ekonomisë, ikën nga drejtimi Dhori Kule, Bernard Dosti kandidat i vetëm.

Fakulteti i Drejtësisë- Dorina Hoxha, kandidate e vetme (aktualisht e drejton).

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja– Esmeralda Kromidha, kandidate e vetme (aktualisht e drejton).

Fakulteti i Histori-Filologjisë – largohet Sabri Laçi , në garë Mark Marku dhe Dhimitër Doka.

Fakulteti i Shkencave të Natyres– largohet Spiro Dushku, në garë Eglantina Kalluçi dhe Endrit Xhina.

Fakulteti i Shkencave Sociale – ikën nga drejtimi Edmond Rapti, në garë Edvin Lame dhe Eliona Kulluri.

Drejtuesit e universiteteve dhe fakulteteve mund të kandidojnë për një mandat të dytë me përjashtim  të atyre që kanë plotësuar dy mandate.

Lajmet e fundit