spot_img
spot_img

11 mënyra se si po i bëni vetë fëmijët tuaj të mos ju respektojnë

spot_img

Të jesh prind nuk është kurrë një rrugë e lehtë, veçanërisht në kohët e sotme. Për prindërit e brezit Millennial (të lindur në vitet 1981 deri 1996), presioni për të bërë gjithçka “siç duhet” është i madh, dhe ndonjëherë, në përpjekjen për t’u larguar nga rregullat strikte të prindërve të tyre, ata e teprojnë dhe e dëmtojnë vetë respektin që fëmijët duhet të kenë për ta.

Ja 11 mënyrat më të zakonshme si po i “trajnojmë” fëmijët të mos na respektojnë:

Dorëzimi ndaj shpërthimeve të zemërimit

Duke u dhënë lodra, çokollata ose tablet fëmijës për ta qetësuar një shpërthim publik, ata mësojnë se të bërtasësh është mënyra për të marrë atë që do.

Koha para ekraneve

Lejimi që televizori ose tableti të zëvendësojë kohën me prindin i mëson fëmijët se mund të bëjnë çfarë të duan pa kufizime dhe pa respekt për udhëzimet e prindit.

Të jesh më shumë shok sesa prind

Kur prindërit veprojnë më shumë si miq, fëmijët humbasin kuptimin e autoritetit dhe fillojnë të ndihen të barabartë me prindërit, duke minuar respektin.

Të favorizosh një fëmijë mbi tjetrin

Kur fëmijët kuptojnë se njëri favorizohet vazhdimisht, fillojnë të sfidojnë autoritetin e prindërve për të tërhequr vëmendjen.

Të mos paturit orar për gjumin

Lejimi i fëmijës të zgjedhë vetë kur të flejë e mëson se këmbëngulja dhe kërcënimi mund t’i japin gjithmonë atë që duan.

Kur nuk kërkohet ndihmë në punët e shtëpisë

Kur fëmijët nuk marrin përgjegjësi, ata mësojnë se nuk kanë nevojë të respektojnë hapësirën ose rregullat e familjes dhe ndihen të privilegjuar.

Nuk thuhet kurrë “jo”

Kur gjithçka u lejohet fëmijëve, ata mësojnë se dëshirat e tyre gjithmonë janë më të rëndësishme se rregullat dhe respekti ndaj të rriturve.

T’i lejosh të gënjejnë pa pasoja

Kur gënjeshtrat nuk ndëshkohen, fëmijët kuptojnë se nuk ka përgjegjësi për veprimet e tyre dhe respekti ndaj autoritetit dobësohet.

Kur i mbron nga dështimi

Kur fëmijët nuk përjetojnë pasojat e zgjedhjeve të tyre, ata nuk mësojnë durimin, përpjekjen dhe respektin për procesin e rregullave.

Kur nuk i përball kurrë me pasojat

Nëse kërcënimet e prindit nuk ndiqen me veprime, fëmijët mësojnë se rregullat nuk duhet respektuar.

Të dhënit “një shans i fundit” pa asnjë pasojë reale

Kur fëmijët kuptojnë se çdo paralajmërim mund të anulohet, ata shfrytëzojnë këtë mundësi për t’i sfiduar vazhdimisht prindërit dhe për të minimizuar autoritetin e tyre.

Lajmet e fundit