spot_img
spot_img

Afrimiteti i Beniadës me Donaldin, reagon Beatrix Ramosaj!

spot_img

Dy nga finalistët e “Big Brother VIP” Beniada dhe Donaldi kanë krijuar shumë miqësi me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

Ditët e fundit ata janë parë shumë afër njëri-tjetrit, dhe të shumta kanë qenë komentet që ata shkojnë shumë bashkë.

Afrimiteti i krijuar mes tyre ka ngjallur kuriozitet se si është pritur kjo marrëdhënia nga Beatrix, e cila është në një lidhje me Donaldin.

Së fundmi këngëtarja me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka treguar se nuk është aspak xheloze dhe se mbështet Beniadën.

“Një shoqe si ajo!”, ka shkruar këngëtarja, teksa e ka shoqëruar videon ku ajo shihet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” duke kërcyer me Beniadën me një emoji me diamant.

Lajmet e fundit