Prej ditësh nëpër portale ka qarkulluar një dokument ku pretendohej se paga mujore e gazetares Blerta Tafani nën drejtimin e Alfred Pezës në Radio Televizionin Shqiptar arrinte deri në 14 mijë euro.
E pas këtyre lajmeve një reagim ka ardhur nga vetë gazetarja e cila lë të kuptohet që këto lajmeve janë bërë publike nga vetë Peza i cili përpiqet që ta dëmtojë.
“Kur nuk ke pune do luash deren. Ashtu sic ben dikush tani qe ka mbetur pa pune, nuk del dot nga shtepia nga ndershmeria e madhe qe e ka karakterizuar, nuk di me se te merret dhe po mendon se po me demton mua e po pastron llumin e vet!”, shkruan Tafani, teksa më tej me ironi thotë se paga e saj ka qenë shumë herë më e lartë se sa po thuhet, mirëpo asnjëherë nuk i ka mjaftuar që të blerë apartamente në zemër të Tiranës.
“Po ju ka informuar gabim! Nuk ka qene 14 mije, ka qene 140 mije euro ne muaj! Vetem se nuk me mjaftuan asnjehere sa per te blere apartamente ne mes te bllokut, e per ti dhene me qera…..”, shkruan gazetarja ndër të tjera.
Postimi i plotë i Tafanit:
Kur nuk ke pune do luash deren. Ashtu sic ben dikush tani qe ka mbetur pa pune, nuk del dot nga shtepia nga ndershmeria e madhe qe e ka karakterizuar, nuk di me se te merret dhe po mendon se po me demton mua e po pastron llumin e vet! Po ju ka informuar gabim! Nuk ka qene 14 mije, ka qene 140 mije euro ne muaj! Vetem se nuk me mjaftuan asnjehere sa per te blere apartamente ne mes te bllokut, e per ti dhene me qera…..