19.5 C
Tirana
E mërkurë, 8 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Aq e pati dhe “miqësia” mes Nitës dhe Diolës, ish-banorja: Për mua “Big Brother” ka mbaruar, tani kam biznesin tim

    Ish-banorja e BBV2, Diola Dosti ka folur në lidhje me miqësinë që krijoi me banoren tjetër Nita Latifi dhe për zërat se shoqëria e tyre është prishur.

    Ajo tha se të dyja janë shumë të angazhuara dhe se nuk janë takuar.

    Diola u shpreh më tej se “banorët duhet të qetësojnë gjakrat mes tyre” pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

    Nuk jemi takuar, nuk kemi folur më me njëra-tjetrën. Edhe ajo ka angazhimet e veta, unë kam më shumë angazhime se jam nënë e tre fëmijëve. Bëra dhe një status para ca kohësh se më kishin përfolur dhe thashë për mua tashmë “Big Brother” ka mbaruar, tashmë për mua ka vetëm biznes Brother”. Tani vazhdoj vetëm pjesën e punës. Ne i jemi falenderues produksionit të Top Channel, ka qenë një trampolinë për të gjithë ne. Por është e mira të qetësojmë gjakrat”, tha Diola për “Breaking”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit