9.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Arjola Demiri zbulon se çfarë i tha ish-burrit kur u ndanë

    Aktorja Arjola Demiri ka folur sërish për historinë e ndarjes me babanë e fëmijëve të saj. Gjatë kohës që ishte në “Big Brother VIP”, aktorja ndau shumë detaje nga periudha kur vendosi që t’i jepte fund martesës.

    E ftuar së fundmi në “Goca dhe Gra”, Arjola tha se nuk ka kontaktuar me ish burrin pas daljes nga BB VIP. Aktorja zbuloi se pas divorcit i ka kërkuar vetëm një gjë ish bashkëshortit të saj. Edhe pse nuk kanë më asnjë raport, fëmijët gëzojnë raporte të mira me babain.

    “Kur nisesh nga një histori, ka dy anë të medaljes, e imja dhe e tjetrit. Nëse unë kthehem mbrapa, një vajzë 21 vjeçare, një studente shumë e mirë, kam lënë të gjitha ëndrrat e dëshirat e mia për tu fokusuar te familja. Unë do të kisha dashur të merrja respekt dhe mirënjohje.

    Unë nga kjo eksperiencë post divorcit kam kërkuar që të jemi miq për hir të fëmijëve. Nuk jemi miq, nuk kemi asnjë lloj marrëdhënieje. Unë i dua fëmijët shumë dhe ai i do fëmijët e vet shumë”, tha Arjola.
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit