12.5 C
Tirana
E hënë, 30 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Bashkëshortja e Elvis Pupës tregon historinë e romancës së tyre dhe sekretet e martesës së lumtur

    Belina, bashkëshortja e Elvis Pupës ishte e ftuar në podkastin e Mira Kazhanit dhe foli gjerë e gjatë për jetën në Amerikë, por edhe për romancën e bukur me aktorin e humorit, si dhe ndau ca sekrete të rëndësishme se si ia kanë dalë të kenë një martesë të suksesshme dhe të lumtur.

    Belina tregoi se Elvisin e ka takuar rastësisht në Velipojë, kur kthehej pas 10 viteve nga Amerika dhe ka qenë vetëm 24 vjeç. Ajo tha se kaluan gjithë ditën bashkë, hëngrën drekë, më pas festuan në një club, por nuk kishin një mënyrë kontakti, apo numër telefoni.

    Mira e pyeti nëse atë ditë pati një puthje mes tyre, por Belina tha se jo, vetëm biseda. “Thjesht e shikoja që po më jepte shumë muhabet. Thoja: “Ok, qenka shumë djalë i mirë dhe po i jap muhabet”.

    Më pas, ajo shtoi se e njihte si aktor humori në “Portokalli” dhe se e kishte shumë qejf. “E kisha shumë qejf. Mbesa ime ka mësuar shqip me Visin, me rolin e Avdiut”.

    Më pas, Belina rrëfeu se ajo iku në Amerikë dhe Visi mbeti në Shqipëri, sërish, pa ndonjë mënyrë kontakti. Por, meqë asokohe ishte periudha e Facebook dhe Instagram-i dhe TikTok-u ende nuk kishin pushtuar jetën tonë, Elvisi i dërgoi një mesazh në Facebook, duke i thënë:

    “Jam Visi. Të lutem, ma jep numrin e telefonit, sepse jam në Neë York dhe të bëjmë pak thashetheme”. Belina shtoi se Visi s’është fare tip thashethemesh, por kjo ishte mënyra e tij për t’i marrë numrin.

    Ç’bëri Belina? Ia dërgoi direkt, pa e lënë të priste. “Ia dërgova numrin direkt. Nuk e lashë të priste, ndërsa ai më la mua të prisja 4 orë, gjoja duke bërë si i rëndësishëm. Kaq ishte, fillimi dhe mbarimi ynë. Filluam duke folur”, tregoi ajo.

    Më pas, Belina tregoi edhe një prej kërkesave më themelore të raportit të tyre, që ka forcuar edhe lidhjen e dashurisë.

    “Një gjë që unë i kam kërkuar Visit dhe ai mua dhe mendoj se lidhja jonë është forcuar dhe ka vazhduar në këtë lloj faze, sot jemi 14 vjet më vonë, është se ne gjithmonë kemi kërkuar transparencë. Deri më sot që flas marrëdhënia jonë vazhdon ashtu sepse neve kemi qejf që secili, çfarëdolloj gjëje të jetë, sado i madh gabimi, e keqja, e mira, të tregojmë të vërtetën për jetën tonë me njëri-tjetrin. Kur ti s`ke sekrete në çift mendoj se është diçka shumë e shenjtë që një marrëdhënie të vazhdojë gjatë. Se martesa nuk është thjesht se ke një burrë dhe ti je gruaja. Unë e mendoj martesën si partnership, që ti dhe partneri yt jeni dy shokë. Jeni dy individë që thjesht e keni jetën bashkë”.

    Ajo tregoi edhe se si ia kanë dalë të jenë miq, jo vetëm bashkëshortë: Përmes tejkalimit të frikërave, besimit te njëri-tjetrit dhe tendencës për të mos ia përdorur fjalët apo dobësitë njëri-tjetrit. “A je i zoti që dobësitë partnerit t’ia bësh të vogla?”, tha Belina, duke nënkuptuar që kanë gjetur një të mesme të artë dhe se nëse e diskutojnë diçka, nuk e hapin më kurrë si bisedë dhe i vënë kapak.

    Belina tregoi edhe se Visin e cilëson si mik dhe prandaj vijon ta dojë dhe të flasë me të për shumë gjëra.

    “Visin prandaj vazhdoj ta dua, ta vlerësoj dhe të flas me të. Jo thjesht sepse është partneri dhe burri im, por e kam tamam shok. Që kur jam lidhur me Visin dhe deri më sot, gjithmonë më ka lënë të jem e lirë, në kuptimin që të rritem në profesion, t’i bëj gjërat vetë”.

    Por, Belina shtoi edhe se Elvisi i “ka mësuar të bëjë qejf” dhe të largohet nga rutina shtëpi-shkollë-punë. “Edhe jeta e tij si artist, udhëtime të shumta, koncerte… Më ka hapur sytë për një realitet tjetër që ndoshta bota ime ka qenë shtëpi-shkollë-punë”, u shpreh ajo.

    E dashuruar dhe e lumtur, Belina shtoi (dhe uroi) që të gjitha vajzat dhe gratë të kenë një Vis në jetë dhe nga mënyra se si ajo e përshkroi bashkëshortin, na vendosi një standard të ri: Ose një Vis Pupa, ose fare!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit