11.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Bashkëshortja i jep porosi Visit: Jam me patriotin tim (Luizin). Kupën e dua në Shkodër

    Elvisi foli me bashkëshorten e tij Belinën në telefon, ndërsa mes tyre nuk munguan batutat e shumta.

    Elvisi: A i ke thënë shoqeve se si e ke trajnuar dhe zbutur Visin?

    Belina: Më thonë, bravo për burrin që ke. Po si je?

    Elvisi: Shumë mirë, tani jam shumë mirë. E di ti pse.

    Belina: Si e ke frymëmarrjen? Si je me shëndet?

    Elvisi: Mirë jam mirë, i përdor ato teknikat e tua.

    Gruaja e Elvisit i tha atij që i ka bërë të gjithë krenarë dhe se është shumë e lumtur për të.

    Elvisi: Po tani do më propozosh ti mua?

    Belina: Urdhëro?

    Elvisi: Taksirat, më propozo ti mua tani, se unë e kam bërë njëherë.

    Bashkëshortja e pyeti Elvisin nëse ai do qëndrojë edhe shumë brenda në shtëpi. Ajo i tha atij të qëndrojë sa të dojë në shtëpi dhe të bëjë gjërat që ai di të bëjë më mirë.

    Belina shtoi se është shumë krenare për të, ndërsa shtoi që t’i bëjë të fala të gjithëve. Ajo i tha se në BBV është me patriotin e saj Luizin që Visi e priti me të qeshura duke thënë se dhe ai është fshati i gruas.

    Ajo e mbylli fjalën e saj, duke thënë se kupën e do në Shkodër.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit