24.5 C
Tirana
E hënë, 21 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Berisha këmbëngul se ka vetëm një apartament 40 metra dhe 100 mijë euro: Jam i ndershëm…

    Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ku në kokë mbante kapele me numrin 1.

    “Të dashur qytetarë dhe qytetarë erdha këtu pa përtesë çdo dy javë sepse ardhja ime shërben si dëshmi e keqpërdorimit të drejtësisë nga narkotrafikanti Edi Rama për të luftuar kundërshtarët politik.

    Hetimi 4 vjeçar i Sali Berishës ka provuar se ai dhe familja e tij nuk kanë përfituar kurrë asnjë favor dhe se kursimet e tyre janë në përputhje me ligjet e vendit.

    Përbëjnë gjithsej 100 mijë euro dhe 40 metër katror, një apartament më të madh se ai që kisha në diktaturë”, tha ai.

    “Çështja e SPAK-ut është pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të goditur opozitën shqiptare.

    Projekti makabër për një mandat të katërt, nisi me kallëzimin e Ballës dhe mbahet në këmbë për qëllime politike.

    Çështja kudër meje dëshmi e standardit të dyfishtë, ndërkohë që mbulohet një mal me fakte për vjedhjet qeveritare”, vijoi Berisha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit