spot_img
spot_img

Ergys Agasi, që na shkërdheu të gjithëve

spot_img

Nga Bledi Mane

Kjo është pornografia e vërtetë e pushtetit, jo trupat lakuriq por institucionet lakuriq.

Dhe Ergys Agasi ia arriti qëllimit i ndihmuar nga një tufë laraskash mendjelehta që e lëshuan veten dhe zyrat që drejtonin në duart e një krimineli me kravatë.

Ergys Agasi është produkti më interesant i një patologjie shqiptare të pushtetit: njeriu që nuk ka nevojë të jetë ministër për të qenë i fuqishëm, nuk ka nevojë të dalë në televizor për t’u njohur dhe nuk ka nevojë të fitojë zgjedhje për të hyrë në korridoret ku merren vendimet.

Njeriu që lidhjet e shkurtra kryeministrore ia shiti administratës aq bukur sa të gjithë e të gjitha u marrosën me të.

Dikush hapi këmbët, dikush hapi gojën, dikush hapi xhepin dhe një e nga një rranë në kurthin e një njeriu pa asnjë vlerë estetike apo erotike.

Dhe shtetin që ne e dinim me brekë hekuri na e zhveshi cullak një Ergys i vetëm.

Ergysi Agasi apo Ergys Rama kjo është pyetja më e nxehtë në këtë vjeshtë të freskët të saponisur…

Lajmet e fundit