spot_img
spot_img

“Big Brother VIP 5” së shpejti në Top Channel, emrat që po përfliten si banorët e parë

spot_img

Në një kohë kur kemi vetëm një muaj që Big Brother Vip Albania mbylli me sukses edicionin e katër, puna mesa duket ka nisur për një tjetër sezon bombastik.

Lart e poshtë po thuhet se organizatorët e këtij reality show i cili mund ta themi me plot gojë është dhe më i suksesshmi në Shqipëri, kanë “përveshur mëngët”.

Teksa Top Channel ende nuk ka dhënë një datë zyrtare për startimin e Big Brother Vip 5, prapaskenat dhe emrat e parë kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi.

Sipas burimeve jozyrtare, mësohet se disa figura të njohura të ekranti shqiptar po përfliten që të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në vendin tonë. Mes tyre mund të përmendim Hygerta Sakon, Isli Islamin, Kelvi Kadillin, Vitmar Bashën si dhe Kostana Moravën.

Lajmet e fundit