11.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Bora i dha Donaldit sinjalin më të madh”, deklarata e fortë e Semit

    Semi Jaupaj, shoqja e ngushtë e Bora Zemanit ka deklaruar se kjo e fundit dha një sinjal të madh në momentin që pranoi ta takonte Donaldin.

    Në mbrëmjen e fundit të “Post Big Brother VIP”, ajo tha se përmes takimit shoqja e saj i shprehu dashurinë aktorit.

    Sipas saj, Donaldi nuk kishte nevojë për sinjal tjetër sepse ishte e dukshme ndjenja.

    “Sinjali më i madh ishte që erdhi, dhe fakti që erdhi pavarësisht se jo për atë, por pranoi ta takonte tregonte shumë.  S’besoj se duhet të kishte sinjal më të madh për të treguar dashurinë që kishte. Se Bora nuk bënte gjë publike”, deklaroi Semi.

    Marrëdhënia e Borës dhe Donaldit ishte kryefjala e këtij “Big Brother VIP”, deri në momentin që aktori krijoi një lidhje dashurie me Beatrixën. Mirëpo, pas mbarimit të lojës, duket se Veshaj nuk është më as këngëtaren.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit