Popstarja amerikane Britney Spears ka vendosur më në fund të rrëfejë të gjithë jetën e saj dhe kësaj radhe pa kursyer asnjë aspekt apo fakt privat, duke filluar që nga tutela 13- vjeçare (që vetëm së fundmi u hoq) e atit, zënkat dhe mosmarrëveshjet me të motrën etj.
Sipas “New York Post”, kontrata që diva ka nënshkruar për librin kap një shifër marramendëse. Bëhet fjalë për 15 milionë dollarë.
Po sipas tabloidit njurkokez kjo është një nga kontratat më të shtrenjta të bëra që nga koha e Obamës.
Vetë këngëtarja është shprehur në një post në rrjetin social Instagram se tani ndihej gati për të shkruar një libër për jetën e saj. Ajo ka postuar një foto të një makine të vjetër shkrimi pasuar nga diçitura: “T’ia nis nga fillimi?”
Për Britney-n kjo është një periudhë që përkon me ringritjen e saj, pas një periudhe të gjatë abuzimesh dhe depresioni. Këngëtarja po përgatitet për një projekt të ri të cilin ardhuruesit e saj në të gjithë botën janë duke e pritur me padurim.