spot_img
spot_img

Burri merr leje nga puna për t’u kujdesur për fëmijët, teksa gruaja vjen vetëm me pushime vetnë Shqipëri

spot_img

Një nënë britanike ka rrëfyer historinë e pazakontë të pushimeve të saj pa pjesën tjetër të familjes.

Siç shkruan gazeta britanike “The Sun“, Louise Restivo ka kaluar katër ditë pushime e vetme në Shqipëri, teksa burri i saj kishte marrë leje nga puna dhe kujdesej për tre vajzat.

Ajo thotë se pushimet solo janë çelësi i një martese të suksesshme.

“Më mori malli për vajzat, por shkëputja ishte brilante”, thotë ajo.

Ajo thotë se distanca disa ditore larg bashkëshortit e ka bërë të kuptojë se sa i mungon.

“Kjo më lejoi të vlerësoja Auggie duke tërhequr peshën e tij në shtëpi me fëmijët dhe i dha atij besimin për të ditur se ai mund t’i prindërojë ata pa mua.

Duke qenë larg, më dha kohë t’i mungoja dhe të mendoja për të, mungesa e bën zemrën të bëhet më e dashur”, është shprehur ajo.

Britanikja thotë se ka planifikuar edhe një tur tjetër pushimesh “solo” këtë herë në Malin e Zi.

Lajmet e fundit