17.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Çfarë po ndodh me Kiarën pas daljes nga BBV?

    Kiara Tito u largua të shtunën nga shtëpia e Big Brother VIP, duke humbur mundësinë për të bërë të gjithë rrugëtimin deri në finalen e madhe të këtij spektakli.

    Përgjatë kësaj periudhe, moderatorja që dha intervistën e parë të dielën, ka qenë mjaft aktive në Instagram duke postuar video të edituara nga fansat rreth marrëdhënies së saj me Luizin.

    Ndërsa i ka dërguar edhe një dron Luizit.

    Së fundi ndërkohë, publikoi një foto ku shihej duke shijuar rrezet e diellit ndërsa në qafë ka varësen e Luizit. “Si ju kam o yje”, ishte mesazhi shoqërues i fotos,  që në fakt është një shprehje e përdorur nga prezantuesja e programit, Arbana Osmani.

    Çfarë po ndodh me Kiarën pas daljes nga BBV?

    Duket pra se Kiara nuk po i kalon keq ditët pas daljes nga shtëpia e famshme, teksa pret të ribashkohet jashtë formatit me Luizin.

    Pas daljes nga  BBV, reagimi i saj i parë ishte në Instagram ku me një foto të saj nga dasma me Luizin brenda BBV, falënderonte fansat që i kanë mbështetur.

    Ndërsa në përshkrimin e saj në Instagram thuhej: Kiara Tito, Author, Tv Host |Sinqerisht, realisht| #meluizin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit