spot_img
spot_img

Ç’po ndodh? Gjesti & Egli bëjnë ca ndryshime në Instagram dhe ka disa teori

spot_img

Mos u gënje nga fotoja e dasmës! Për ty, thjesht lind dielli dhe nis dita! Për Eglin dhe Gjestin, çdo ditë e re sjell një dramë të re!

Gjesti na paralajmëroi të rrimë gati dhe përdori hashtag-un që na tregon se do të vijë një epokë e re në postimin e tij (me më shumë filtra se fotoja e Arbanës dhe Alketës), por ne vumë re se ka fshirë çdo foto në Instagram.

Duke qenë se detyra (madje edhe kurioziteti) nuk na lë të qetë, i hodhëm edhe një sy Instagram-it të Eglit, e cila ka fshirë çdo postim me Gjestin, madje edhe fotot e dasmës së shumëpërfolur.

Tani, për këtë ngjarje kemi disa teori, sepse siç dihet, rastësia mund të jetë mbreti i botës, por kunjat janë mbretëresha e marrëdhënieve toksike:

1-) Gjesti dhe Egli mund të na sjellin ndonjë bashkëpunim surprizë dhe po ndezin pak debat në rrjet.

2-) Janë ndarë se fillim i riii (me zërin e Edi Ramës)

3-) Thjesht rastësi se duan ta lënë pas të shkuarën dhe përvojën në “BBVA 4” (Megjithëse Egli ka ende foto nga “BBVA 4”).

4-) Mbase lidhet me dramën ku përfshihet një çun tjetër, Mario. 

Mos kujtoni se harruam! Kontrolluam edhe listën e ndjekësve dhe pamë që vijojnë të jenë follow me njëri-tjetrin.

Ç’po ndodh? Gjesti & Egli bëjnë ca ndryshime në

Ç’po ndodh? Gjesti & Egli bëjnë ca ndryshime në

Lajmet e fundit