0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Çudira (portalesh) shqiptare: Të të shpallin të vdekur 4 herë, brenda 3 muajve

    Në vetëm 3 muaj, këngëtari Sabri Fejzullahu u shpall nga disa portale i vdekur. Jo një, as dy, por katër herë.

    “Është hera e katërt që brenda tre muajve që po shkruhet në portale që kam vdekur. Unë jam gjallë, jam shëndoshë e mirë. Punoj pa u ndalur,” thotë ai në një video të postuar nga Gjirafa.

    Nuk është hera e parë që shkruhet se këngëtari ka ndërruar jetë.

    “Nuk e kuptova në çfarë vendi të tmerrshëm jetojmë. Ku gazetarët e portaleve janë ata që përcaktojnë atë që Zoti s’e ka bërë akoma. Sot u mbusha nga mesazhe të ndryshme duke më thënë “Ngushëllime për Sabriun”. Gazetarë, që për disa klikime shpifin gjëra që s’janë të vërteta, doja t’ju tregoj se i madhi Sabri Fejzullahu është shumë mirë.” – shkroi bashkëshortja e Ermal Fejzullahut, Ariana, kohë më parë.

    Të tjerë personazhe të njohur kanë lexuar për vdekjen e tyre nëpër portale.

    “RIP Arian Çani! Mirëmbrëma tokësorë, një lajm i hidhur ka shokuar botën e televizionit dhe jo vetëm. Sot në moshën 50-vjeçare, gazetari dhe prezantuesi karizmatik në Shqipëri, ka ndërruar jetë pas një incidenti në një strip club të Tiranës, i cili ka rezultuar fatal për gazetarin,” shkruhej nëpër postime në rrjete sociale nga faqe memesh. Aq u desh dhe portalet e raportuan si lajm të vërtetë.

    Aida Shtino, Agron Llakaj, Sinan Vllasaliu dhe Stresi nuk i kanë shpëtuar lajmeve të vdekjes.

    Lajme të tilla dëshmojnë se sa e përhapur është në median shqiptare dukuria e “Fake News” – lajmet e rreme. Tradicionalisht, njerëzit janë informuar përmes burimeve të besuara, gazetarëve dhe mediave që zbatojnë me përpikëri parimet e gazetarisë, mirëpo interneti – siç dihet – i ka dhënë akses kujtdo të ketë një portal, të shkruajë lajme pa më të voglin shqetësim për të konfirmuar informacionin.

    Sot ka Wi-Fi edhe në parajsë. Etja për klikime duket e frikshme. Pas ekzagjërimit, lajmet e rreme dhe të papublikuara ishin problemi kryesor sipas votuesve në një sondazh të Anabel për problemet e medias online në Shqipëri.

    Çudira (portalesh) shqiptare: Të të shpallin të vdekur 4

    Çudira (portalesh) shqiptare: Të të shpallin të vdekur 4

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit