Daniel Serwer, profesor universitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vëzhgues i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar se amerikanët dhe evropianët duhet të ndihen të turpëruar që kanë kriminalizuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Ata e kanë kriminalizuar një lëvizje çlirimtare që e mbështetën dhe e kanë reduktuar drejtësinë ndërkombëtare në hakmarrje politike.
Ky është edhe një mësim se pse nuk duhet të jesh tepër miqësor me Uashingtonin dhe Brukselin.
Nuk është vetëm aktgjykimi ai që është i padrejtë. Është edhe vetë gjykata”, ka shkruar Serwer.
E ashtuquajtura Gjykatë Speciale të mërkurën i ka shpallur fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – për katër akuza për krime lufte, ndërsa i ka liruar nga akuzat për krime kundër njerëzimit.
Çështja pritet të ankimohet në Panelin e Apelit.



