spot_img
spot_img

Doktori jo për dieta, por as për rrogë nuk ka nevojë

spot_img

Pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, se nuk do të marrë asnjë dietë dhe i kërkoi Parlamentit të tërheqë mbrapsht shumën e derdhur për muajin shkurt, ka reaguar Kuvendi përmes një deklarate.

Kuvendi sqaron se në llogarinë bankare të deputetit Sali Berisha, për muajin shkurt është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat dhe se në kolonën dieta është një lapsus në publikimin online.

“Në lidhje me deklaratat e deputetit Sali Berisha, Kuvendi i Shqipërisë bën me dije se në llogarinë bankare të deputetit Sali Berisha, për muajin shkurt është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat.

Në kolonën dieta është një lapsus në publikimin online, pasi siç mund të verifikohet nga kjo faqe, totali i shumës së derdhur në llogari të deputetit nuk përmban dietat”, njoftoi Kuvendi.

Por Berisha në fakt nuk e shikon ndonjëherë rrogën në llogarinë bankare, se nuk i duhet.

Ka bërë aq shumë lekë nëpërmjet fëmijëve kur ishte në pushtet, sa nuk është çudi edhe të thotë që s’e dua rrogën fare.

Lajmet e fundit