16.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Donaldi dhuron 7 udhëtime për çifte, por komenti i mamasë është epik

    Donald Veshaj vendosi ta dhurojë udhëtimin në 7 destinacione të botës për ndjekësit e tij, duke bërë të mundur që falë komenteve të përzgjidhen 7 çifte.

    Megjithatë mes komentuesve të shumtë, ka qenë edhe më specialja, mamaja e tij. Ajo në fakt i ka shkruar të birit në mesazh duke i thënë: “Aman ore, mbase më ke zgjedhur mua me Kaçon”.

    “Ndërkohë mami im”, shkruan Donaldi krah postimit, duke shkaktuar shumë të qeshura.

    Kujtojmë që brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, Donaldi tregoi se gjithçka ka arritur ia dedikon mamasë dhe babait të tij, të cilët kanë sakrifikuar shumë për fëmijët.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit