17.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    E pëlqente nga burgu, këngëtarja merr letër: U tremba, u drodha!

    Këtë të premte në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishte e ftuar këngëtarja e muzikës tradicionale shqiptare Eglantina Toska. Gjatë bisedës me të, kuptuam që përveç suksesit në muzikë atë  e karakterizonte dhe një sens humori.

    Na surprizoi të gjithëve teksa tha që këndonte pa problem si këngët e jugut si serenatat korçare por dhe këngët e veriut, madje me këto të fundit pritet që të nxjerrë një kolazh.

    E pyetur nga se në cilat dasma mund të fitosh më shumë të ardhura ajo pohoi se“Shqipëria e mesme mbahet për aheng, por mendoj që leku është zhvendosur pak në veri këto kohë. Qejfin mendoj Shqipëria e mesme”.

    Gjatë bisedës Ermali e pyet nëse ka pasur ndonjë përndjekje nga fansat sepse shumë kolege të saj janë gjendur përpara një fakti të tillë. Ajo tregoi se edhe ajo ka pasur një situatë të ngjashme, madje i kishin dërguar letër nga burgu.

    “Ka pasur dhe nuk dua t’i kujtoj. Mbase edhe ky është fakti që ti the pse nuk bëhesh evidente. Më kanë shkruar një letër nga burgu që kur e pashë u drodha dhe thashë obobo. Fatmirësisht dinte vetëm vendin e punës”.

    Ermali sërish e ngacmon se nëse e kishte shprehur pëlqimin, Eglantina tha duke qeshur: “ Por fatmirësisht ishte person i kuptueshëm. Dhe u tremba realisht, dashje pa dashje mendon si ka guxim një njeri të bëj këto gjëra”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit