11.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    E vërteta e martesës së Loredanës jashtë shtëpisë, çfarë i tha ajo Jozit një javë pas fillimit të Big Brother

    Loredana është banorja “e zakonshme” në mes të vipave, e cila është pjesë e shtëpisë që në fillim të spektaklit të “Big Brother Vip Albania”.

    Një javë nga fillimi i këtij edicioni të 4-t, Loredana zbuloi që rezulton e celebruar me ish partnerin e saj. Ajo i tregon Jozit për një marrëdhënie të mëparshme që ka zgjatur rreth 3 vite dhe që ka shkuar deri në celebrim.

    Jozi nuk është ndjerë komod në këtë bisedë dhe i ka thënë që nuk dua ta dëgjoj dhe më pas ata kanë vazhduar bisedën e tyre në lidhje me traditat nëpër zonat që i përkasin.

    “Unë kam patur një lidhje shumë të fortë më përpara që ka zgjaur rreth 3 vite, edhe unë rezultoj akoma e celebruar me atë njëri. Nuk ka patur një dasmë, por jam “e celebruar”. Ta them që ta dish”, ka thënë Loredana.

    Ajo që riktheu çështjen e martesës së Loredanës ishte Rozana.

    Në një bisedë mes Rozanës dhe Gjestit, këngëtarja tregoi se Loredana është e kurorëzuar me një djalë jashtë shtëpisë, edhe pse aktualisht është e ndarë.

    Ky zbulim tronditi Gjestin dhe banorët e tjerë, duke ngritur pikëpyetje mbi të kaluarën e Loredanës dhe dinamikën e saj në lojë.

    Pjesë nga biseda:

    Rozana: Do të tregoj një gjë tani? Vetëm se unë e di që ti do të vraposh direkt, për mua mos vrapo direkt.

    Gjesti: Ça më kanë ikur mua detaje nga mbrëmë që nuk isha, dua të mi tregoni.

    Rozana: Jo nga mbrëmë. Loredana më ka treguar mua një ditë këtu, kam qenë në living, momentalisht është e martuar Loredana.

    Gjesti: Është e martuar?!

    Rozana: Është e kurorëzuar me një djalë jashtë.

    Gjesti: Jo moj!

    Rozana: Po, me partnerin e saj, me të cilin është ndarë.

    Gjesti: Kurorëzim në letra?

    Rozana: Nuk ka të drejtë të martohet.

    Livia: Thuaj sa burra ke!

    Gjesti: S’ka mëshirë!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit