3.5 C
Tirana
E martë, 18 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Edi Paloka jep lajmin: Non-grata e Berishës është fshirë, së shpejti bëhet zyrtare

    Edi Paloka flet për “Panorama” për çështjen e “non-grata” të Sali Berishës, duke u shprehur se “praktikisht është fshirë dhe është vetëm çështje kohe sa kjo të bëhet zyrtare”.

    “Sali Berisha nuk zgjodhi rrugën e lobimit, por të drejtësisë për sa i përket “non grata”-s. Fitorja e presidentit Trump e ka ndryshuar totalisht situatën edhe për sa i përket kësaj çështjeje.

    Kur sekretari aktual i Shtetit Marco Rubio ishte senator, ngriti pikërisht çështjen e “non grata”-s në senatin amerikan duke akuzuar hapur administratën e atëhershme se e kishte përdorur politikisht për të goditur liderë të qendrës së djathtë nëpër botë.

    Në këto kushte besoj është e qartë se “non grata” e Berishës praktikisht është fshirë dhe është vetëm çështje kohe sa kjo të bëhet zyrtare”, thotë ai.

    Urime atëhere!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit