9.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Edi Rama gjen “shpëtim” tek Lindita Nikolla

    Kryeministri Edi Rama nuk do të përballet me demokratët sot në Parlament në lidhje me krizën e rritjes së çmimeve dhe protestën e qytetarëve. Pritej që shefi i ekzekutivit t’u përgjigjej pyetjeve të opozitarëve për çmimet e rritura dhe masat e qeverisë për të mbrojtur qytetarët, por kjo nuk do të ndodhë sot.

    Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, nuk i ka pranuar kërkesat e opozitës për të futur me urgjencë kërkesën për interpelancë dhe mocionin për debat. Mocioni për debat u depozitua nga Grupi Demokrat, ndërsa interpelanca u kërkua nga disa deputetë demokratë, të cilët janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

    Edhe pse Rama prej ditësh po prezanton një paketë, Grupi Parlamentar Demokrat vlerëson se masat e marra nga qeveria deri më tani nga qeveria duken krejt të pamjaftueshme për një situatë që çdo ditë e më shumë vështirësohet për mijëra familje që jetojnë në kufijtë e mbijetesës.

    Edhe Komisioni i Rithemelimit ka kërkuar interpelancë urgjente për seancën e kësaj të enjteje me Kryeministrin Rama. As kjo kërkesë nuk është pranuar për t’u zhvilluar këtë të enjte. Mocioni me debat i PD së Bashës dhe interpelanca e Berishës pritet të zhvillohet në seancat e ardhshme parlamentare. Në rendin e seancës ndërkohë janë parashikuar dy interpelanca: e deputetit socialist Erion Braçe me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, për tokat e Divjakës dhe projektet e mbështetura nga Fondi për Zhvillimin Rural.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit