Pas “Big Brother VIP” të shumta kanë qenë komentet dhe aludimet në lidhje me atë çka ndodhur mes Donald Veshajt dhe produksionit të ‘reality show’.
Shkak për këto është bërë fitorja e Ilirit, dhe mungesa e aktorit në festën pas spektaklit dhe regjistrimin e post “Big Brother VIP”
Ditën e sotme qarkulluan lajme për Eduardin dhe Lorin, ku deklarata dhe postime të tyre u morën si kunja për Donaldin.
Në lidhje me këto ka reaguar në rrjetin social Arbana Osmani ku sqaron se produksioni nuk është kundër asnjë banori, madje i është falënderues sidomos ndaj aktorit.
“Po shoh që në mediat online të etura për klikime që po keqpërdorin çdo deklaratë, status, koment i bërë nga produksioni i Big Brother VIP duke i konsideruar “kunja dhe insinuar një konflikt që nuk ekziston dhe as nuk do të ekzistojë ndonjëherë.
Unë dhe Top Channel i jemi falënderues dhe mirënjohës çdo konkurrenti në këtë Big Brother, aq me tepër Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka përfunduar dhe bashkë me të uroj të mbarojë shpejt edhe vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm Kundër nuk janë e nuk do jenë ndonjëherë”, ka shkruar ajo.