spot_img
spot_img

Berat Buzhala: Përflitet se Vlora Hyseni ka një marrëdhënie romantike me Ergys Agasin

spot_img

Analisti Berat Buzhala ishte i ftuar në “Opinion” për të komentuar arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni, e akuzuar se ka ndihmuar me informacione të klasifikuara, biznesmenin Ergys Agasi gjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati.

Buzhala tha se kishte komunikuar gjatë ditës së djeshme me Vlora Hysenin, përpara se të dorësohej te autoritetet kosovare e më pas të Policia shqiptare.  Ish-zyrtarja e lartë i kishte thënë se do t’i dorëzohej SPAK.

“E konsideroj të turpshëm ndihmesën. Pjesën tjetër që Vlora Hyseni ka ardhur te Edi Rama, nuk ka ardhur me të njohshëm. Deri në kët minutë që është ngritur kërkesa për arrestim, është bashkëpunëtorja më e ngushtë e SHBA-ve. Në Shqipëri erdhi përmes tyre.

Kam komunikuar, e kam pyetur a do me u kthy me u dorëzu. Po më ka thënë. Pjesën tjetër e pafsh hajrin punës që e ke bërë. E para rasti i SPAK ndaj saj nuk ma zbeh besimin ndaj SPAK.

Konsideroj që arratisja nga SPAK që ka bërë Arben Ahmetaj dhe çfarë ka bërë Balluku, unë besoj që është mungesë totale e dinjitetit. Për gjithë të këqijat që ka bërë me Ergys Agasin, e ka bërë me nder dorëzimin. Si e tregon dikë që do ta arrestosh për dikë që nuk është në Shqipëri. Këta e bënë këtë gjë, që ajo të arratisej”, tha Buzhala.

Ndër të tjera, ai rrëfeu se gjatë bisedave të mëparshme me Vlora Hysenin, ajo e ka mohuar njohjen me Ergys Agasin.

“Ergys Agasi është nënçmim. E kam pyetur Vlora Hysesin e e njeh me ka thënë jo”, tha Buzhala.

Sipas tij, është përfolur edhe për një marrëdhënie romantike mes Vlora Hysenit dhe Ergyss Agasit.

Buzhala tha se për këtë marrëdhënie përflitej në prej kohësh në Tiranë.

Lajmet e fundit