spot_img
spot_img

Enca e pranon: Pi hashash sa herë më jepet mundësia, Zoti ndaj e solli në tokë…

spot_img

Këngëtarja e njohur Enca Haxhiaj, ka folur për herë të parë lidhur me arrestimin e saj, pasi kultivoi bimë narkotike në disa vazo në ballkonin e banesës në Lundër, dy vite më parë.

Asaj kohe 27-vjeçarja gjatë dëshmisë së dhënë në polici ka deklaruar se kanabisin e kishte për përdorim vetjak.

Po ashtu teksa ishte e ftuar në një intervistë, Enca pohoi të njëjtën arsye duke shtuar ndër të tjera se e ka kuptuar gabimin e bërë.

Për ta sqaruar. Isha unë një ditë. Do ta bëj këtë gjë për qejf. Ishte komplet nga kurioziteti dhe dashuria ime për bimët. Ajo u rrit, unë e kuptova gabimin tim, dhe kjo çështje ka marrë fund. Zura mend,” u shpreh ajo në “Goca dhe Gra”.

Teksa u pyet nga moderatorja nëse është përdoruese e hashashit, këngëtarja theksoi se:

“Është pak temë sensitive për tu diskutuar në Shqipëri, unë e konsumoj sa herë jam në shtetet që lejohet konsumi. Një shoku im thotë zoti e ka sjellë në tokë, kush jam unë të disrespektoj zotin të mos e pi atë.”

Kujtojmë që Enca ishte së bashku me partnerin e saj, Mickey Neblett, në banesë kur u arrestua nga policia.

Lajmet e fundit