25.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ëndrrat e bukura përfundokan në rrugë në këtë vend” – Robert Radoja përlotet kur sheh ish-studenten e tij që këndon në rrugë

    Ka qenë një moment prekës për profesorin e njohur të muzikës, mjeshtrin e madh Robert Radoja, mbrëmë në Tiranë.

    Teksa ecte në pedonalen e madhe të kryeqytetit, befas pikasi një grua që këndonte në rrugë në pritje të ndonjë “shpërblimi” në lekë nga kalimtarët.

    Me një mikrofon dhe më muzikën e celularit, në ato momente ajo po këndonte “Vincero” të Giacomo Puccini-t dhe zëri i saj melodioz i kujtoi diçka profesorit.

    Afrohet dhe shtanget: Ajo kishte qenë dikur studentja e tij ekselente. Sa e sa 10-ta i kishte vendosur për atë zë.

    Preket pa masë dhe nga sytë i bie një pikë loti. Po aq emocionuese ishte edhe për ish-studenten e tij teksa pa profesorin ti afrohej.

    Dhe ashtu teksa i puthin dorën njëri-tjetrit, profesori lëshoi një piskamë:

    “Ëndrrat e bukura përfundokan në rrugë?!”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit