17.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ermali i dërgon mesazh Beatrixit: Fakti që je lidhur me Donaldin, nuk do të thotë..

    Beatrix Ramosaj është mërzitur nga biseda e Ermalit me Donaldin në lidhje me Bora Zemanin.

    Gjatë spektaklit të kësaj të premte Arbana Osmani ua komunikoi këtë banorëve duke thënë se Beatrix ka refuzuar të futet në shtëpi për të darkuar pranë tyre.

    Nisur nga kjo, Ermali ka reaguar me një video në rrjete sociale. Ai i ka dërguar një mesazh publik Beatrixës, ku i sqaron se e gjitha ka qenë pjesë e një bisede me shaka dhe humor sikurse ia bën gjithmonë.

    “Besoj je te njerëzit që hyjnë te miqtë e mirë, prandaj të lutem shumë, siç e pe dhe vetë as Donaldi dhe as banorët, brenda dhe jashtë shtëpisë, asnjë opinionist, përpos Arbanës që po bënte avokatin e djallit (se atë duhet të bëjë, të krijojë konflikt), asnjëri nuk mendonte se ajo ishte një shaka tendencioze, e tepruar. Ti më njeh mua, kemi ndenjur bashkë, unë nuk rri dot pa bërë një shaka.

    Këtë rast bëra një ngacmim, provokim si ato që bëj unë dhe kaq. Fakti që ti je lidhur me Donaldin, nuk do të thotë që ne të mos përmendim në prezencën e tij Borën sepse dhe ajo njeri është, shqiptare është dhe ka të drejtën e saj të ekzistojë.

    Megjithatë, të lutem shko sepse ai djalë besoj që ndjen diçka që u mërzit. Nuk ka faj. Shko bëje të lumtur! Nuk dua të jem unë shkak për këtë problem mes jush ose më saktë, bëni çfarë të doni, ndaç ndahu, po pas kësaj që bëra unë. Shko te djali dhe gjeni diçka tjetër për t’u ndarë”, ka sqaruar Ermali.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit