spot_img
spot_img

“Faleminderit Zotit”, Loredana konfirmon lidhjen me Karim Adeyemi

spot_img

Ajo çka ishte dyshuar prej kohësh nga fansat është konfirmuar sot nga vetë këngëtarja e njohur, Loredana Zefi.

Më në fund ajo ka pranuar se është në një lidhje me futbollistin Karim Adeyemi.

Dyshja e ka konfirmuar lidhjen përmes disa fotografive në Instagram. “Faleminderit Zotit”, kanë shkruar ata krahas fotografive.

Loredana ishte e martuar me reperin kosovar Mozzik, dhe me të ka një vajzë 4-vjeçare, që quhet Hana.

Në verën e vitit 2022 ata e konfirmuan për herë të dytë ndarjen.

Lajmet e fundit